Molliqaj: Qëndrimi kundër Kurtit dhe kundër Asociacionit, është qëndrim për të mirën e Kosovës

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve për sanksione ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian, përcjell InLajmi.

Molliqaj ka shkruar shkurt, duke thënë se qëndrimi kundër Kurtit dhe kundër Asociacionit, është qëndrim për të mirën e Kosovës.

“Të jesh kundër Kurtit, por pro Asociacionit, i bën dëm Kosovës. Të jesh pro Kurtit e kundër Asociacionit, prapë i bën dëm Kosovës. Veç t’jesh kundër dyjave, je për t’mirën e Kosovës!”, ka shkruar ai./Fokusi.info/