Pacolli e Kurti urojnë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, nëpërmjet llogarisë së vet në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.
“Diversiteti, bashkëjetesa dhe harmonia ndër-fetare janë vlera të çmuara, virtyte të veçanta dhe thesar i madh shpirtëror i të gjithë shqiptarëve. Përderisa besimtarët ortodoks kremtojnë festën e Pashkëve, shfrytëzoj këtë rast për t’i përcjellë urimet më të përzemërta me lutjen që në familjet e tyre të mbretërojë harmonia, dashuria, respekti dhe begatia. Gëzuar për shumë vjet Pashkët!”, ka shkruar Pacolli.
Edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.
Kurti ka thënë se ortodoksia shqiptare i ka dhënë kombit shumëçka.
Ja postimi i tij në Facebook: