Pacolli e VV-së: Mos e barazoni rastin e Astrit Deharit me atë të Agon Musliut

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli thotë se rasti i Astrit Deharit dhe ai i të riut nga Gjilani që vdiq në karantinë, nuk duhet të barazohen. Këto komente Pacolli i bëri në Klan K, përcjell Periskopi.

“Ne tashmë jemi deklaru për tragjedinë që ndodhi, shfrytëzoj rastin ti shprehi ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë qytetarëve. Bashkëndjejmë me familjen dhe jemi të gatshëm, tashmë Ministria e Shëndetësisë tashmë është shprehur e gatshme të ofrojë të dhëna për këtë rast. Kërkojmë që edhe presidenti Thaci të jetë i kujdesshëm, t’ia lë punën institucioneve të drejtësisë.  Këto dy ngjarje as nuk duhet të barazohen, ne e dime si ka ndodhë ngjarja e Astrit Deharit dhe kjo e dyta është tragjedi që ka ndodhë”, ka thënë ajo.