Presidenca e sfidon Departamentin e Shtetit: DASH nuk e ka cilësuar shkarkimin e Dakës si të ndikuar politikisht

Artan Murati, këshilltari i Presidentes, Vjosa Osmani, ka konsideruar se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk e ka quajtur politikisht të motivuar vendimin e presidentes për shkarkimin e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, shkruan Gazeta Metro.

Murati në Facebook shkruan se ky raporto nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket ngjarjeve, teksa shton se Departamenti i Shtetit s’ka bërë vlerësim të procesit.

“Raporti i DASH-it nuk e ka quajtur vendimin e Presidentes së Republikës për ndërprerjen e mandatit të kryesueses së KQZ-së si politikisht të motivuar, por nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket këtyre ngjarjeve, përfshirë opozitën dhe organizatat e shoqërisë civile. DASH-i nuk ka bërë asnjë vlerësim të procesit”, shkruan ai në Facebook.