Ky është 17 vjeçari që humbi jetën nga përleshja me thika

Një 17 vjeçar A.Sh është mbytur në mënyrë të tmerrshme në Dragobil të Malishevës, mbrëmë.

Një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka përfunduar me vrasje. Aty ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar Prokurori Ramiz Buzhala.

“Janë dy grupe dhe janë të involuar 8 persona, të ndamë në grup ka 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur i vitit 2000. Është përdorur thika dy herë. Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistu personi që po dyshohety se e ka kry vrasjen. Për arsyet më banale të mundshme ka ndodhur rasti. Me kerre, jo m’kqyre jo anej. Jam tu shku me ba kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Kufoma është në Prishtinë për autopsi”, ka thënë Buzhala./gazetametro.net