Paketa shërbimesh shëndetësore falas në 40 spitale publike

Pacientët përfitojnë falas ekzaminime të ndryshme, pjesë e paketave të shërbimeve spitalore që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor financon në 40 spitale publike.

Kështu, sipas shifrave të bëra publike, vetëm gjatë 5 muajve të parë të 2019 në spitalet rajonale, bashkiake dhe ato universitare janë kryer 23.797 ekzaminime radiologjike dhe endoskopike, 818.501 ekzaminime ambulatorike, 71.035 vizita okulistike, 7.680 rezonanca magnetike.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor thotë se këto paketa financohen për efekt të mbulimit shëndetësor universal. z.tosku./atsh