Pakoja mbështetëse e Kurtit, reagon Bekim Haxhiu: Kjo është lëmoshë, nuk heqim dorë nga Trusti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se për muajin muajin prill, Qeveria do të ndaj nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, ata të sektorit privat, pensionistët e studentët.

Kurti poashtu do të dyfishojë shumën për familjet me asistencë sociale dhe do të shpërndajë pako ushqimore për 40 mijë familje në nevojë.

Por këto vendime të Kurtit, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, po i quan lëmosh.

Ai në një prononcim për FrontOnline tha se gjendja ekonomike nuk përmirësohet me nga 100 euro.

“Kjo nuk është mbështetje për qytetarët, është lëmosh edhe qytetarët e Kosovës më shumë se 100 euro lëmosh që iu ka nda Qeveria sot kanë nevojë për një mbështetje e cila e përmirëson gjendjen ekonomike. Unë nuk besoj që gjendja ekonomike përmirësohet me nga 100 euro lëmoshë”, tha ai për Front Online.

Deputeti Haxhiu i cili është edhe iniciues i ndryshimit të projektligjit për Trustin i cili i hap rrugë tërheqjes se 10 deri në 30 % të kontributeve pensionale, tha se nuk do të heqin dorë nga kjo nisëm, që sipas tij, është kërkesë e qytetarëve të Kosovës.

“Qytetarët po kërkojnë që të kenë mundësi që t’i tërheqin mjetet nga Trusti, është kërkesë e qytetarëve. Kjo çka dëgjova dhe pash është nga një asistencë sociale më shumë dhe kriza ekonomike nuk mund të tejkalohet për çdo familje përmes lëmoshës por përmes mbështetjes substanciale në përmirësim të mirëqenies së tyre ne kemi propozuar edhe si PDK edhe masa konkrete për zbutjen e krizës”, tha ai për Front Online.

Ai tha se Qeveria “Kurti” me vendime të tilla po mundohet t’iu hedhë hi syve qytetarëve para krizës që e ka kapluar vendin.

“Mentaliteti dhe logjika e kësaj Qeveria është që t’i bëjë të gjithë asistenca sociale të gjithë qytetarët, pra po mendon që përmes lëmoshës t’iu hedh hi syve qytetarëve para krizës e cika ka trokitur në derën e qytetarëve”, tha tutje ai.

Kanë mbetur edhe nëntë ditë që Qeveria e Kosovës, të deklarohet se a është pro apo kundër plotësim – ndryshimit të ligjit, i cili i hap rrugë lejimit të tërheqjes së 10 deri në 30% të kursimeve pensionale të qytetarëve të Kosovës. Dhe për këtë deputeti Haxhiu i bëri thirrje Qeverisë që sa më parë ta jep një mendim.

“Kërkoj prej qeverisë që sa më shpejt ta jap mendimin për plotësim ndryshimin për Trustin ku hapet mundësia që qytetarëve të iu lejohet tërheqja e 10 deri në 30% të mjeteve nga trusi’, u shpreh ai.