Pal Lekaj kërkon falje publike për ngatërrimin e fjalës “fëmijërore” me “feministe”

Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke dashur që ta përshkruaj qeverinë e Albin Kurtit si një qeveri që bënte veprime fëmijërore, ka deklaruar se Qeveria Kurti bëri “veprim feminist”.

Këtë deklarim e bëri në Klan Kosova live.

Por, Lekaj sot ka kërkuar falje publike për ngatërrimin e fjales “fëmijërore” me atë “feministe”, shkruan IndeksOnline/

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë,

Mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë, konkretisht përsa i përket diskutimit për pafuqinë dhe padijeninë e ish/Kryeministrit Kurti për të qeverisur me Kosovën, më ka ndodhur një lëshim i padashur gjuhësor dhe përmbajtësor me fjalën “Feministe” (kup. fëmijërore), për të cilin kërkoj ndjesë para publikut të gjerë, e veçanërisht atij femrorë.