Pamje: Hajnat e hallakatin shtëpinë në Fushë-Kosovë, flasin banorët

Në gjendje të rëndë e gjeti shtëpinë e tij, Armend Prekopuca, para tre ditësh, kur u kthye nga puna.

E veç hallakamës, hajnat këtu në Miradi të Poshtme të Fushë Kosovës, atij i shkaktuan edhe më shumë dëm.

I vodhën soli e para që në total sipas tij janë rreth 1600 euro.

“Krejt fshati qe 4-5 ditë jena t’u ruajt se ka ndodh në pesë shtëpi atë natë. Jemi të gjithë me fëmijë duke u frikësuar, nuk po guxojmë as me flejt”, tha ai.

E vjedhjet e shumta kanë shtyrë një banor të këtushëm të marr masa.

Ai ka vendosur kamera sigurie në shtëpi të tij.