Pamje nga aksioni i policisë në veri, ku u arrestuan dy persona (video)

Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore, departamenti Special ka ndërmarrë sot një aksion në veri të Mitrovicës ku ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Nga të arrestuarit, njëri prej tyre është zyrtar serb i Policisë së Kosovës me inicialet R.B, ndërkaq policia është në kërkim të një personi tjetër i cili po ashtu është zyrtar i lartë policor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani tha se personi i arrestuar është me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.