Pamje nga vendi ku u rrëzua punëtori i ndërtimtarisë në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm një person është rrëzuar në një ndërtesë që ishte në ndërtim e sipër në kryeqytet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për IndeksOnlinen ka thënë se policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin.

“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, tha ai.

Ndërsa në vend të ngjarjes ka dalë edhe inspektorati që ka bërë të ditur se punëtori i ndërtimtarisë ishte rrëzuar nga një lartësi prej 2 metrash, aty ku ishte e vendosur skela.

IndeksOnline ka qëndruar në vendin e ngjarjes dhe ju sjellim pamje: