Pamje të rralla:Kur oficeri i NATO-s u jep 30 minuta afat forcave serbe, për t’u larguar nga Prizreni (video)

Kosova është duke shënuar 20 vjetorin e çlirimit të saj, përkatësisht futjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Një veprim i tillë i aleatëve, kishte ardhur pas sulmeve ndaj caqeve serbe, sulme që kishin zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe luftës së UÇK-së, të cilat kishin sjellë edhe atë që njihet si Marrëveshja e Kumanovës.

Kështu, për të kujtuar këtë ditë të shënuar, këto ditë në Kosovë kanë ardhur edhe njerëzit kryesorë që kishin marrë një vendim të tillë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, ish-shefi i NATO-s, Wesley Clark dhe jo vetëm.

Dhe kur flasim për ato ditë, nuk mund të harrojmë edhe momentin kur një oficer i NATO-s u kishte dhënë 30 minuta afat, forcave serbe për t’u larguar nga Prizreni.