Pamjet e aksidentit të frikshëm, makina e shqiptarit ndahet në dysh nga betonierja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Lezhë- Fushë Krujë. Disa automjete janë përfshirë në aksidentin e rëndë dhe nga pamjet e mbërritura nga vendi i ngjarjes shikohet një makinë e ndarë në dysh nga përplasja me një betoniere.

Ende nuk ka detaje nëse ka viktima apo të lënduar, teksa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Fotot u përcollën nga Top Channel./Express