Vdes edhe një person i infektuar me COVID-19

Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19.

Kjo u bë e ditur nga ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari.

Rudari tha se Ajfer Fetahu që ndërroi jetë nga COVID- 19 ishte i dashur për të gjithë.

Edhe mbrëmë u konfirmuan vdekjen e tre personave si pasojë e COVID-19, dy nga Ferizaj dhe një nga Skenderaj, transmeton Indeksonline.

Kanë mbetur edhe pak orë deri në publikimin e radhës nga IKSHPK lidhur me numrin e të infektuarve dhe shifrave të tjera që kanë të bëjnë me koronavirsuin.

Njoftimi i Rudarit:

U pikëllova shumë me lajmin që mora sot, për shkuarjen e hershme e të papritur në amshim të shokut tim të gjeneratës, fqiut tim të mirë, Ajfer Fetahu, i cili kishte kohë për të gjithë dhe ishte i dashur për të gjithë.

Që nga ditët e para të angazhimeve te rezistences ndaj regjimit pushtues serb, Ajferi ishte i angazhuar pothuajse në secilin proces, ndaj dhimbja për ndarjen nga jeta është shumë e madhe.

Miku im para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, i cili pamëshirshëm po merr jetë njerzish në mbarë botën, por edhe në vendin tonë.

Në këto momente të dhimbjes së madhe jam me familjen Fetahu dhe bashkëndjej me ta.

Ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e njeriut të mirë!

I përjetshëm kujtimi për Ajferin

Edhe në këto momente dhimbje u bëj thirrje qytetarëve t’u përmbahen udhëzimeve të IKShPK-së dhe ta japin kontributin në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të familjeve!