Pamjet e përplasjes së sotme të LDK-së në Podujevë (video/foto)

Pasi nisën mosmarrëveshjet pasuan edhe sulmet fizike në degën e LDK-së në Podujevë.

Pikërisht në shkollën që mban emrin e ish-presidentit të vendit, Ibrahim Rugova as në këtë komunë procesi zgjedhor nuk eci siç parashihej.

Përpos që nuk u arrit të zgjidhej kryesia, të pranishmit u detyruan të largoheshin disa minuta pas fillimit, e gjithë kjo si pasojë e tensioneve që ndodhën në këtë organizim.

Indeksonline ka siguruar edhe pamjet ku shihen të pranishmit duke lëshuar sallën si pasojë e përplasjeve që ndodhën./indeksonline