Para një muaji VV-ja kundërshtonte votat e ardhura nga Serbia, sot i mbron ato

Tre anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme në lidhje me vendimin e PZAP-it, që urdhëronte KQZ-në të hiqte nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit votat e jashtëligjshme të ardhura nga Serbia.

Me këtë vendim të PZAP-së, Lëvizja Vetëvendosje humb 3 deputetë, ndërsa këta deputet do të zëvendësohen me ata të Nismës, parti kjo e cila kalon pragun zgjedhor dhe hyn në Kuvend me 6 deputetë.

Por, Lëvizja Vetëvendosje dikur i ka quajtur “të kundërligjshme”, votat e ardhura nga Serbia në Kosovë, përmes zyrës ndërlidhëse të Serbisë, e jo me postë ashtu siç e parasheh ligji.

Kështu thuhet në reagimin e tyre të bërë me datën 13 tetor të këtij viti.

Lexo edhe: LVV reagon pas incidentit me zarfe nga Serbia

Ata kishin thënë po ashtu se këto vota duhet të refuzohen.

Më poshtë keni reagimi e plotë të Vetëvendosjes, postuar në facebook më 13 tetor 2019.