Trump largohet nga salla e gjyqit pa dhënë asnjë koment

Ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump tani është larguar nga salla e gjyqit në Manhatan pasi u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit dhe komplot.

Kjo lidhet me rolin e tij të supozuar në pagesat e parave për dy gra në fund të fushatës së tij presidenciale 2016.