Paraburgoset i pandehuri për posedim të armëve dhe sulm

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H. për shkak të veprave penale Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve dhe Sulm sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit L.H. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L.H. me datë 05.06.2019 pa autorizim dhe pa leje paraprake ka mbajtur në posedim armën e tipit kallashnikov dhe me dashje me të njejtën ka përdorur forcë ndaj të dëmtuarit F.R. duke e goditur në kokë.

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.1, 1.2, 1.2.1, dhe 1.2.3 të KPPK-së.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.