Parakaloi gabim me shpejtësi të lartë, përplasen dy automjete (foto)

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e enjtes, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Dushk.

Mësohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe manovra e gabuar gjatë parakalimit e një prej drejtuesve, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Fatmirësisht drejtuesit nuk kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka sjellë edhe bllokimin e qarkullimit rrugor për disa minuta. Shqiptarja.com sjell foto nga aksidenti rrugor, ku shihet që mjeti tip “Benz” ka marrë dëmtime të mëdha në pjesën e përparme.