Paralajmërimi i ish-ambasadorit Cana: Qeveria Kurti do t’ia humbas Kosovës 10 vjet

Edon Cana, ish-ambasador i Kosovës në Bullgari, ka dhënë një intervistë në RTV Dukagjini, ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Duke komentuar marrëdhëniet e trazuara të kryeministrit Albin Kurti me ndërkombëtarët, Cana ka vlerësuar se Kosova është në rrezik t’i humbet 10 vite.

“Këta do t’ia humbasin Kosovës 10 vjet dhe do të kthehemi prapë në pikën zero.”deklaroi ai, transmeton Dukagjini.

“Kjo si rrjedhojë e pamaturisë, mungesës së vizionit dhe kalkulimit strategjik me aleatët tanë, gjë që nuk ka ndodhur që nga përfundimi i luftës”, ka thënë Cana duke shtjelluar se kemi të bëjmë me një poltikë “të cilën vetëm një njëri e udhëheq.” – shtoi ai.