Paralajmëron Vjosa Osmani: Do të garojë në zgjedhje me një listë të re

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka përjashtuar bashkëpunimin me ish-partinë e saj, LDK-në.

Osmani, i ka quajtur “përjashtues” LDK-në, teksa i ka akuzuar edhe për mbajtje të pushtetit me zor.

“Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shtetit”, ka deklaruar Osmani.

Ndër të tjera, ajo ka paralajmëruar se do të shkojë në zgjedhje me një listë të re kandidatësh, teksa ka shtuar se po lobon në grumbullimin e votave.