Moti sot dhe ditëve në vazhdim

10.06 – Në mëngjes kryesisht me diell. Ditën shumë ngrohtë, me zhvillime të vransirave, e pasdite edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.

11.06 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e paradites priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që vazhdojnë deri orëve të mbrëmjes. Vende-vende reshjet mund të jenë intenzive, e nuk përjashohen mundësitë edhe për breshër.

12.06 – Kryesisht vransira dhe intervale me diell, e pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi edhe për rrebeshe shiu e bubullima.

13.06 – Kryesisht me vransira dhe me të reshura shiu, që gjatë ditës vende-vende shoqërohen edhe me bubullima.

14.06 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë. Minimalet luhaten nga 10C deri 13C, e maksimalet nga 24C e 25C ditën e enjte zbresin deri në 20C ditën e diel, e të hënën edhe në 17C.Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu 3-12m/s.Shtypja atmosferike do të luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes nga java e ardhshme.