Paraqitja e Krasniqit para Speciales përcillet nga zyrat e veteranëve

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka bërë sot paraqitjen e parë para gjyqit të Speciales.

Kjo paraqitje e tij u përcoll edhe në zyrat e OVL të UÇK-së në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Krasniqi u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

Kujtojmë se po ashtu paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet sot në orën 15:00.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020, ndërsa u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.