Parashikimi i Hysenit: Kosova mund të bie nën 1 milion banorë në mandatin e Kurtit

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova rrezikon të bie nën 1 milion banorë deri në përfundimin e mandatit të kryeministrit Albin Kurti.

Kurti ka ardhur në pushtet në mars të vitit 2021 dhe ka ende 2 vite e gjysmë të shkoj deri në fund të mandatit të rregullt qeverisës. Hyseni thotë se ai ka parë edhe projeksione për uljen e banorëve.

“Deri në fund të mandatit të Kurtit, Kosova mund të bie nën 1 milionë banorë”

“E kam parë së fundi në një raport të Bankës Botërore, që deri në vitin 2030 Kosova do të ketë 700 mijë banorë. Nuk e di në bazë të cfare indikatorësh është ndërtuar ky projeksion. Sot Kosova nuk ka më shumë se 1 milion e 500 mijë banorë që jetojnë këtu. Në regjistrimin e fundit i ka pasur 1 milion e 800 mijë gjithsej. Dhe nëse ne supozojmë se Kosova ka një diasporë 500 mijë, në Zvicër janë 200 mijë më së paku. Në qeveri duhet ta dinë.”, përfundoi ai.