Parashikimi i motit

Sot dhe nesër mbi vendin tone do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Të mërkurën kur dhe fillon stina e verës meteorologjike, parashihet mot me diell dhe me vranësira të dendura, të cilat nëpër disa lokalitete do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fort nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s, njofton IHMK.