Sot vranët dhe me mundësi për reshje shiu, parashikon “Prishtina Weather”.
Datat:
14.06 – Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje shiu dhe bubullima përreth viseve malore.
15.06 – Pjesërisht vranët, me më shumë intervale me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
16.06 – Shumë ngrohtë. Kryesisht me diell, me vransira kalimtare gjatë ditës.
17.06 – Shumë ngrohtë. Fillimisht intervale më të gjata me diell, e ditën vransirat do të shtohen.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet luhaten përreth 25C e 27C.
Do të fryj erë kryesisht nga verilindja, mesatare dhe mesatarisht e fuqishme ditën e martë, 6-12m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes.