Kurti takon Hykollin, të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve në krye të bisedës

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve, bashkëpunimi sindikal dhe paga minimale ishin çështjet kryesore, të cilat u diskutuan gjatë takimit mes tyre.

“Hykolli, e njoftoi Kryeministrin për angazhimin e BSPK-së në bashkëpunimet evropiane dhe ndërkombëtare sindikaliste”, thuhet në komunikatë.

Kurti si nikoqir e falënderoi Hykollin për angazhimin e tij dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.