Parashikimi i motit

Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të ketë mot të ndryshueshëm. Herët në mëngjes shi e bubullima, derisa ditën edhe intervale me diell. Të dielën ftohtë dhe kryesisht vranët.

Rrebeshe shiu e bubullima pritet të përfshinë vendin gjatë natës, e që vazhdojnë edhe herët në mëngjes ditën e shtunë. Mbetet mot i butë, ditën edhe me intervale me diell. Pasdite vonë apo në mbrëmje vranësirat shtohen, derisa temperaturat pësojnë rënie. Të dielën ftohtë dhe kryesisht vranët.

Sipas parashikimeve të fundit java e ardhshme fillon me mot stabil, me më shumë intervale me diell, por se në mëngjes me ngrica, e në ultësira kushte edhe për mjegull, sidomos nga dita e martë.

Me qarkullimin e mirë ajror që mund të pritet në fundjavë, ndotësit ajror mbesin më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit të jetë më gjatë në vlera të pranueshme. Nga dita e hënë, moti më stabil, mbanë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.