Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me diell.

IHMK njofton se temperaturat do të lëvizin nga – 1 deri në 9 gradë Celsius.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 7 m/s.

Koordinatori dhe parashikuesi i motit në Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, tha për Gazetën Sinjali se edhe gjatë festës së Vitit të Ri, do të ketë mot pranveror dhe jo të ftohtë.