Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka paraparë që gjatë vikendit të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Vranësirat ditën e diele parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu dhe fjolla bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Sipas njoftimit, në mëngjes për rreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik.