Parashikimi i motit

Të enjten në Kosovë pritet të kami mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa vise kryesisht kodrinore-malore ende priten fjolla të herëpashershme bore. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje të lehta, por ato minimale do të shënojnë ulje të mëtutjeshme. Ajo minimale pritet të ulet deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale rritet deri në 8 gradë Celsius.

Mot i ndryshueshëm do të vazhdojë në rajon ku priten intervale kohore me diell, por edhe vranësira e reshje lokale atmosferike. Reshje bore parashihet të ketë në juglindje të Shqipërisë dhe thellë në jug dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut. Këto reshje me rritjen e temperaturave shndërrohen në riga shiu. Në viset tjera priten intervale kohore me diell, vranësira dhe rreshje të rralla sporadike.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë deri në fundjavë, me acar në mëngjes dhe rritje të lehta të temperaturave ditore. Reshjet do të jenë të rralla e sporadike, ndërsa në fundjavë do të ketë shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu e bore në viset kodrinore-malore.