Ky është numri i ulëseve i partive politike në kuvend sipas sondazhit të PIPOS

Instituti PIPOS ka prezantuar të dhënat e sondazhit të fundit të saj për periudhën para zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Kosovës.

Krahas kësaj, drejtori i këtij instituti Fisnik Halimi, në Rubikon ka prezantuar edhe renditjen sipas ulëseve që besohet se do ta kenë partitë politike, njofton Klan Kosova.

Sipas gjetjeve Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 45 deputetë, PDK 25, LDK 21, AAK nëntë deputetë dhe komunitetet do të jenë të prezantuara me 20 deputetë në parlament.