Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara të cilat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet të ketë rritje të temperaturave për tre deri në gjashtë gradë Celsius.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.