Cakaj: Engel më tha se Kosova e Shqipëria zënë vend të veçantë në zemrën e tij

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi të bërë në rrjetin social, ka treguar se çfarë i ka thënë Kongresmeni Eliot Engel.

Cakaj ka thënë se Engel, gjithashtu i ka siguruar që do të punojë ngushtë më Administratën e Biden.

Ky është postimi i tij:

Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time – kështu më tha sot Kongresmeni Eliot Engel në një mbledhje virtuale.

Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve!

Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së!

Faleminderit nga zemra Kongresmeni!