Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të insolacionit dhe lëkundjeve të lehta të elementeve meteorologjike, gjë që këto kushte do të luajnë rolë pozitiv në shëndetin e popullatës dhe në aktivitetet e përditshme”, thuhet tutje në njoftimin e këtij instituti.