Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe me vapë.

Gjatë pjesës ë dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë celsius.