Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me diell, ndërsa në orët e pasdites do të ketë vranësira të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Ditën e enjte pritet të ketë më shumë reshje. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 24-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.