Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Janë lënduar dy persona si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve sot në ora 14:30 në rrugën “Mon Balaj” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.