Parashikimi i motit për sot dhe ditëve tjera

Edhe sot do të mbajë mot i freskët dhe me mundësi për reshje shiu.

Prishtina Weather njofton se temperatura maksimale do të shkojë në 23 gradë.

Njoftimi:

23.08 – Kryesisht me vransira dhe freskët. Pasdite aty këtu me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

24.08 – Freskët e kryesisht me vransira. Pasdite reshje lokale shiu, aty këtu edhe me bubullima.

25.08 – Vransira dhe intervale me diell. Orëve të pasditës mundësi për rrebeshe me bubullima.

26.08 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Pasdite, mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

Temperaturat mbesin paksa më të ulëta në fillim, e në pjesën e dytë të javës me tendencë të rritjes. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 23C e 25C, e deri të premten shënojnë rritje në 28C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes përreth vlerave normale.