Partia e Ivanoviqit: Gjykimi për vrasjen e tij do të jetë një farsë

Seanca dëgjimore e parë për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq është caktuar për orën 9:30 të mëngjesit të së hënës.

Iniciativa për Liri, Demokraci dhe Drejtësi që udhëhiqej nga i ndjeri Ivanoviq, thekson në një njoftim për media se kanë një mori kundërshtimesh ndaj hetimit por edhe “mosbindje ndaj procedurave për seancën si dhe ngritjen e aktakuzës”.

SDP vlerëson se “ka shumë jo-ligjshmëri në veprimet hetimore që janë kryer gjatë 23 muajve të fundit”, dhe ata gjithashtu kundërshtojnë faktin se “serbët e dyshuar po gjykohen në Prishtinë para një gjykate të përfaqësuar nga shqiptarë pa asnjë anëtar serb të vetëm “.

Ata kanë kundërshtime edhe për procedurën, duke pretenduar se e drejta e gjuhës nuk respektohet, pasi të sipas kësaj partie të dyshuarit serbë morën vetëm një aktakuzë përmbledhëse, raporton Kossev.

“Kjo aktakuzë, e cila gjithashtu përfshin një bashkëpunëtore të ngushtë të Oliver Ivanoviqit, Silvana Arsoviq, dhe i gjithë gjykimi janë “një farsë e madhe”, thuhet në reagim.

Në seancën e parë të 30 dhjetorit, aktakuza do të lexohet, dhe gjykata gjithashtu do të vendosë të zëvendësojë masat e sigurisë me praninë e të pandehurve.

Kujtojmë që nga gjashtë personat për të cilët janë ngritur aktakuza, tre janë në paraburgim, dhe tre janë të lirë.