Priftërinjve serb u ndalohet hyrja në kishën në oborrin e UP-së

E ashtuquajtura zyre serbe për Kosovën ka njoftuar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës ua kanë ndaluar sot në mëngjes disa besimtarëve dhe priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe që të marrin pjesë dhe të kryejnë liturgjinë me rastin e festës së shpëtimtarit në kishën e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë.

Pasi Policia e Kosovës nuk lejoi të mbahet liturgjia në kishën e cila gjendet në tokën e Universitetit të Kosovës dhe nuk është në funksion, kjo zyre publikoi një kumtesë ku shkruan:

“Serbëve të Kosovës u ndalohet të hyjnë në tempuj dhe faltore, t’i luten Zotit dhe të shprehin besimin, ndërsa tempujt e KOS-it përdhosen çdo ditë dhe ky është realiteti me të cilin jetojnë serbët e Kosovës”.

“Kur besimtarët dhe klerikët u mblodhën para tempullit këtë mëngjes, pjesëtarët e policisë në numër të madh nuk i lejuan ata të afroheshin te tempullit të Krishtit Shpëtimtar ose të hynin brenda”, thuhet në deklaratë.