Partitë kanë afat deri më 30 qershor për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale

Afati i fundit për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale është më 30 qershor, kështu u tha në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Yll Buleshkaj nga Zyra e Regjistrimit të Partive Politike, tha se është e rëndësishme që partitë t’i respektojnë afatet kohore.Po ashtu në mbledhjen e KQZ-së është miratuar regjistrimi i partisë politike Partia Demokratike e Diasporës.

Ndërsa shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për Caktimin Lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për Zgjedhjet Lokale 2021 është shtyrë në mbledhje të radhës, për të vazhduar me pikën tjetër të rendit ditës që është Shqyrtimi i kërkesës së AKR-së për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit zgjedhor me rekomandime votohet nga anëtarët e KQZ-së.