Ukraina rrëzon një avion luftarak rus (Video)

Këshilltarja e ministrisë së brendshme të Ukrainës, Pravda Gerashchenko, ka njoftuar se është rrëzuar një avion luftarak rus Su-35.

Gerashchenko ka postuar në rrjetin social “Twitter” videon e rrëzimit të një avioni luftarak rus Su-35, shkruan Skynews.

Në video, shihet një avion, i cili ka marrë flakë dhe besohet se është rrëzuar nga forcat ukrainase.

Sipas informacioneve, piloti arriti të mbijetonte sulmit.