Jonuzi: Së shpejti dalin të gjithë minatorët që mbetën të ngujuar në Trepçë

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth 40 minatorë të minierës Trepça kanë mbetur të bllokuar si pasojë e prishjes së një ashensori.

Kruyetari i sindikatës Trepça, Ibrahim Jonuzin, ka bërë të ditur se së shpejti pritet të dalin minatorët që mbetën të ngujuar si pasojë e prishjes së liftit.

“Si pasojë e një defekti në ashensor, prej orës 3:00 të mëngjesit kanë mbetur të ngujuar rreth 40 minatorë. 10 prej tyre kanë dalë përmes shkallëve të daljes së dytë dhe 30 qëndrojnë në minierë”.

“Por, për 20 minuta shpresojmë se do të dalin të gjithë. Është një alternative tjetër me mjetin që e bëjmë nxjerrjen e xehes për mos t’i lënë të ngujuar ata [minatorët] dhe pastaj të fokusohemi te defekti”.