Pas dridhjes së madhe u ndjenë edhe 3 lëkundje të tjera të tërmetit

Tërmeti i para pak minutave sipas raportimeve të para, është ndjerë veçanërisht në Greqinë Veriore, por edhe në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë. Në Shqipëri për dridhje të forta nga ky tërmet janë konfirmuar në Korçë, Sarandë si dhe në Tiranë.

Sipas raportimeve, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje disa sekondëshe. Ndërkohë brenda minutave në vijim u regjistruan tre lëkundje të tjera , 3.5 Rihter, 19 km në veriperëndim të Follorinës dhe në thellësi fokale 5 km, 3.5 Rihter në thellësi fokale 10 km dhe 4.1 Rihter gjithashtu në një thellësi 10 km.

IGJEUM ka raguar lidhur me lekundjet e termetit qe u ndjene mbremjen e kesaj te diele thuajse me te gjithe vendin.

“Per momentin kemi termet me M-5.8 Richter. Ndodhet ne kufi midis Maqedonise dhe Greqise dhe rreth 5 km ne lindje te Pogradecit,”- thuhet nje njoftimin e IGJEUM.