Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të takohen me sekretarin e shtetit, Antony Blinken

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti të cilët po qëndrojnë në SHBA, pas shumë kohësh sot do të takohen me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Kështu ka bërë të ditur vet Osmani, ndërkohë që takimi do mbahet në orën 16:30.

Njoftimi i plotë:

Në Departamentin Amerikan të Shtetit, do të kemi nderin të pritemi nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot në orën 16:30, sipas kohës lokale në Washington D.C.

Së bashku me Kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.
Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara.