Pas Haxhiut e Bulliqit, vizita në ShBA i shtyhet edhe ministrit Krasniqi

Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i është shtyrë vizita për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, vizita e Krasniqit bashkë me disa kryetarë të komunave të Kosovës është shtyrë me kërkesë të këtij të partit.

“Vizita e ministrit Elbert Krasniqi dhe disa kryetarëve të komunave për në Amerikë është shtyrë në pranverë me kërkesë të ministrit Krasniqi”, është shprehur ky burim për Klankosova.tv.

Kujtojmë se përveç Krasniqit, vizita për në ShBA i është shtyrë ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.