Pas kërkesës së Thaçit për mandatarin e ri, reagon VV

Pas letrës së Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dërguar kreut të LVV-së, për dërgimin e mandatarit të ri ka ardhur reagimi i parë nga kjo parti.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka shkruar në Facebook se është duke u bërë grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

Ajo thotë se pastaj do të bëhet legalizim i i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. ka kërkuar një emër të ri që do të mandatohet për kryeministër.

Statusi i plotë:

Nga PAN- i te PLAN-i
Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës.

#nukkalon