Pas konstituimit të Kuvendit, ky pritet të jetë veprimi i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbështes Lëvizjen Vetëvendosje dhe do ta votojë një kabinet qeveritar të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kanë thënë burime nga LDK-ja.

Burimet nga LDK-ja i kanë thënë Insajderit se partia e tyre ka vendosur ta mbështes qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje, nëse LVV propozon emrat e kabinetit qeveritar brenda afatit të përcaktuar kohor sipas Kushtetutës së Kosovës.

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar të enjten se LDK do ta mbështes qeverinë e LVV-së nga opozita.

Para fillimit të seancës të enjten, Mustafa ka thënë se edhe nëse LVV nuk janë të pajtimit që të pranojnë kushtet e Lidhjes Demokratike, ata do të votojnë propozimet e tyre për të përmbyllur seancën konstituive.