Pas Prishtinës, edhe një komunë kërkon që të mos i dërgoni fëmijët në çerdhe

Komuna e Shtimes ka apeluar tek prindërit që të mos i dërgojnë fëmijët në institucionet parashkollore, deri në marrjen e një vendimi nga Ministria e Arsimit për rregullat sesi do të funksionohet.

Përmes një njoftimi në Facebook, Komuna ka njoftuar se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë informatë zyrtare për funksionimin dhe rregullat që do të zbatohen lidhur me këtë çështje.

“I njoftojmë prindërit, që fëmijet e tyre të cilët vijojnë në Institucionin Parashkollor “Albiona Asllani” në Shtime, se ky vendim është marrur pa konsultim me Komunat dhe kryetarët e Komunave dhe se ne deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë informatë zyrtarë për funksionimin dhe rregullat që do të zbatohen lidhur me këtë çështje. Andaj, ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situatën dhe rregullat për rihapjen e kopshteve publike, shpresojmë që sa më parë ta kemi një informatë zyrtare. Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në Institucionin Parashkollor, deri në marrjen e një vendimi dhe rregullat nga niveli qendror (MASHT), si akter kryesor dhe bartës i këtij procesi”, thuhet në njoftim.